Shtyhet afati për dorëzimin e këngëve konkuruese për Festivalin e 57-të

Afati i fundit për dorëzimin e këngëve që duan të jenë pjesë e edicionit të 57-të në “Festivaline Këngës” në RTSH, ishte data 10 shtator.

Tashmë kjo datë është shtyrë, duke ju dhën mundësi të gjithë krijuesve që të kenë ende kohë për dorëzimin e këngëve, edhe pse thirrja ishte bërë që nga muaji qershor.

Në njoftim tash thuhet se afati i fundit për dorëzimin e materialeve është data 30 shtator.

Nuk dihet se sa ka qenë interesimi i artistëve që të jenë pjesë e Festivalit të 57-të në RTSH që edhe këtë vit mbahet në fund të dhjetorit./EurovisionKosovo/

Leave a comment