Nga Mitrovica në skenën e Eurovisionit

Një vajzë e lindur dhe rritur në Mitrovicë, këtë vit do të ngjitet në skenën e Eurovisionit në Tel Aviv.

Nevena Bozovic, e lindur dhe rritur në Mitrovicën veriore në Republikën e Kosovës, nga prindër serb-kosovar, këtë vit do ta përfaqësojë Serbinë në Eurovision.

Kjo do të jetë këngëtarja e tretë nga Kosova, e cila do të ngjitet në skenën e Eurovisionit duke përfaqësuar një shtetet tjetër , pas Rona Nishliut (2012) dhe Lindita Halimit (2017) të cilat përfaqësuan Shqipërinë.

Nevena pas përfundimit të shkollës së mesme në Mitrovicë, ishte shpërngulur në Serbi për shkak të studimeve në Fakultetin e Arteve në Beograd.

Ajo prejardhjen e saj nga Kosova nuk e kishte fshehur deri në ditën kur u zgjodh ta përfaqësonte Serbinë në Eurovisionin e këtij viti, pasi në profilet e saj në rrjetet sociale kishte të vendosur vendlindjen e saj si “Mitrovica, Kosovo”, por e fshiu pas fitores në “Beovizija” dhe kjo duket se ka ardhur nga presioni i fansave të saj serbë.

53906759_2218865054800322_1827334054156959744_n

Në shumë intervista, Nevena kishte potencuar se është lindur dhe rritur në Mitrovicë, por kjo nuk ishte pritur mirë nga serbët kur “Eurovision Kosovo”, ka uruar Nevenen për suksese në Eurovision si qytetare e rritur në Republikën e Kosovës.

Një postim në Twitter kishte nxitur reagime të frustruara të serbëve, duke mohuar faktin se ajo është nga Mitrovica edhe përkundër që vet këngëtarja e ka pranuar./Eurovision Kosovo/

 

Leave a comment